75 Mall Live Search
09:10 / E Premte, 25 Tetor 2024 / G T

Portieri i Kosovës, “hero” i Lugano-s në Conference League, priti penallti

Skuadra e Lugano-s ka shënuar fitore mbrëmë me rezultatin minimal 0:1 ndaj Mlada Boleslav në UEFA Conference League.

Në këtë takim luajti edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, shkruan Indeksonline

Saipi pati një paraqitje pozitive, madje priti edhe një penallti që ishte vendimtare në këtë duel.

Portieri kosovar priti penalltinë e Vydrasit në minutën e 81-të duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij zvicrane.

Kujtojmë se Saipi tani është portier i Kosovës dhe gjatë këtij muaji bëri debutim me fanellën “dardane” në ndeshjet e UEFA Nations League./Indeksonline/