75 Mall Live Search
21:49 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / G T

Shumë raste shënimi, mbyllet pa gola pjesa e parë në “El Clasico”

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga, mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Dy skuadrat paten raste të mira shënimi në 45 minutëshin e parë, por kjo pjesë u mbyll pa gola 0:0, shkruan Indeksonline

Image

Kylian Mbappe shënoi një gol, por që u anulua më pas nga sistemi i teknologjisë, VAR.

Në anën tjetër, skuadra e Hansi Flick tentoi disa herë me anë të Raphinha-s dhe Lamine Yamal-it, por nuk arritën ta tundin rrjetën e portierit Lunin./Indeksonline/