Real Madrid dënon fyerjet raciste ndaj Yamal në ”Bernabeu” dhe hap hetim ndaj tifozëve

Tifozët e Real Madridit mbrëmë kanë fyer në baza raciste futbollistin e Barcelonës, Lamine Yamal.
17-vjeçari spanjoll ishte një nga golashenuesit në fitoren 0-4, shkruan IndeksOnline.
Pas golit të shënuar, tifozët madrilen u degjuan duke fyer sulmusin spanjoll.
Real Madridi sot përmes një deklarate, ka dënuar fyrjet raciste që ndodhën mbrëmë në ”Santiago Bernabeu”, dhe ka njoftuar se ka hapur hetim për të identifikuar autorët.
”Real Madridi dënon ashpër çdo lloj sjelljeje që përfshin racizëm, ksenofobinë apo dhunën në futboll dhe sport dhe shpreh keqardhje të thellë për fyerjet që disa tifozë thanë mbrëmë në një nga cepat e stadiumit.
Real Madrid ka hapur një hetim për të gjetur dhe identifikuar autorët e këtyre fyerjeve të neveritshme dhe të neveritshme në mënyrë që të merren masat e duhura disiplinore dhe gjyqësore.”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror./IndeksOnline/