Pse Reali vendosi që delegacioni i tyre të mos udhëtoj në ceremoninë e Topit të Artë?

Një delegacion prej 50 personave nga Real Madridi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë.
Ky vendim ka ardhur nga presidenti Florentino Perez, pasi u mësua se Vinicius nuk do të jetë fitues i këtij çmimi, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse ditë më parë është bërë e ditur se askush nuk do të dijë kush do të jetë fitues i Topit të Artë deri në momentin final, kjo si duket nuk ishte e vërtet.
Sipas, Jose Luis Sanchez, ka bërë të ditur se Manchester City ishte në dijeni se Rodri do të fitoj çmimin e futbollistit më të mirë dhe për këtë e ka njoftuar edhe Real Madridin.
Kjo besohet se është arsyeja pse klubi mbretëror refuzoi të merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë, e cila mbahet sonte në Paris, nga ora 20:45./IndeksOnline