75 Mall Live Search
07:41 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / MSH

Haradinaj: Vuçiqi dhe Vulini iu shpëtuan sanksioneve të BE-së pavarësisht lidhjeve me Rusinë, Kurti jo

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për politika që kanë acaruar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimorë dhe kanë çuar në sanksione të Bashkimit Evropian.

Haradinaj shprehu shqetësimin se, ndërsa Serbia – një aleate e Rusisë, me liderë si presidenti Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministër Aleksandër Vulin që mbajnë lidhje me Moskën – mbetet e pandëshkuar nga BE-ja, ndërsa Kosova në anën tjetër, e njohur për qëndrimin e saj properëndimor, tani po përballet me sanksione.

Haradinaj madje i përshkroi veprimet e Kurtit si më “pro-serbe dhe proruse” sesa të vetë liderëve serbë.

“Merreni me mend pas sulmit terrorist në Banjskë, Serbia, që është aleate e Rusisë, që Vulini shkon te Putini , që vjen ministri rus në Beograd ditën kur vjen Von der Leyen, nuk ka sanksione. Imagjinoni sa pro-rus e pro-serb duhet me qene Albin Kurti, sa më shumë se Vulini e Vuçiq. Që më arrit ky më shti vendin e vet në sanksione të BE-së dhe NATO-s”, ka thënë Haradinaj në “Debat Plus”.

“Edhe dy herë më i efektshëm është kryeministri i Kosova në politika anti-perëndimore, anti-amerikane sesa Vulini e Vuçiq. Se Vulini e Vuçiq me krejt lidhjet e tyre, me Rusi e Kinë, e kanë shpëtuar vendin tyre pa sanksione. Kurti, duke qenë vendi më pro-perëndimor, ka arrit më shti Kosovën nën sanksione si Rusia”, ka thënë lideri i AAK-së.