75 Mall Live Search
08:15 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / G T

Ermal Krasniqi për golin e shënuar: Kur e pashë që ka topin Qazim Laçi e dija që do vinte asisti nga ai!

Skuadra e Sparta Prague u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Çekisë pasi mposhti 4:0 Brno-n.

Gol në këtë sfidë shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan Indeksonline

Krasniqi shënoi në minutën e 40’të pas një super asisti nga mesfushori “kuqezi”, Qazim Laçi.

Pas ndeshjes, Krasniqi u shpreh tejet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij derisa tregoi edhe për bashkëpunimin e mirë që ka me bashkëlojtarët e tij, në veçanti me Laçin.

“Kur e pashë që Qazim Laçi po vinte me topin, e dija që duhet të bëja një vrapim dhe se topi do vinte te unë. Jam shumë i lumtur me golin e shënuar, sidomos kur ndihmon skuadrën”, u shpreh Ermal Krasniqi

Kujtojmë që gol shënoi edhe sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, nga pika e bardhë e penalltisë./Indeksonline/