Motoçikleta u përplas në anësoret e urës/ Policia tregon si ndodhi aksidenti ku humbi jetën nxënësi nga Peja

Një aksident trafiku ishte me fatalitet për nxënësin nga Peja, Arion Mazrekaj.
Mazrekaj u përplas për vdekje nga një motoçiklist, i cili është arrestuar nga policia, shkruan IndeksOnline.
Aksidenti ndodhi në Lozicë të Malishevës, dje rreth orës 13:45.
Sipas policisë, drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin nga pakujdesia, duke goditur anësoret e metalta të urës.
Si pasojë e kësaj, Mazrekaj, pasagjer, pësoi lëndime vdekjeprurëse.
Vdekja e të riut u konstatua nga ekipet mjekësore, që dolën në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin hetues të policisë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari- drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” deklaron policia.
Arion Mazrekaj mbrëmë u përkujtua si nxënës shembullor nga shkolla “Asdreni” në Pejë, ku edhe vijonte mësimet./IndeksOnline/