Ruben Amorim nënshkruan kontratë me “djajtë e kuq”, mësohet se kur fillon punën

Ruben Amorim mund të llogaritet si trajneri më i ri i Manchester Unitedit.
Gazetari italian, Fabrizio Romano ka raportuar se tashmë trajneri portugez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, shkruan Indeksonline
Amorim pritet që punën me “djajtë e kuq” të fillojë gjatë pushimit ndërkombëtar.
Skuadra e Sporting Lisbonës pritet t’i fitojë plotë 10 milionë euro, plus 1 milion për stafin e Amorimit, të cilin do e marrë me vete te Manchester Unitedi.
Pra, “djajtë e kuq”, të dielen ndaj Chelseat në Premier League do të udhëheqen nga Ruud van Nistelrooy, i cili mbrëmë e fitoi ndeshjen e parë si trajner i përkohëshëm./Indeksonline/
🚨🔴 Rúben Amorim can be considered new Man United manager, confirmed.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 31, 2024
Portuguese coach will start new #MUFC chapter during the international break;
documents to be signed this week.
Contract until 2027. Sporting to receive €10m clause — plus €1m for staff/30 days notice. pic.twitter.com/wIVcZyIL56