Sinani: Raporti i BE-së për Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka komentuar Raportin e BE-së për Serbinë dhe pjesën ku folët për shqipëtarët në Luginën e Preshevës.
Sinani ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar.
‘’Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë në vitin 2024 sjell në vëmendje disa çështje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës: Pasivizimi” i adresave dhe kontrolli i paqartë i statusit të rezidencës nga policia dhe mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe polic’’, ka thënë Sinani.
Kërkojmë që Serbia të veprojë tani për të përmbushur këto detyrime dhe të garantojë të drejtat tona si qytetarë të barabartë, ka shtuar më tutje Sinani./Indeksonline/