75 Mall Live Search
18:41 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / Gj. Sh

Haradinaj reagon ashpër pas suspendimit të dy policëve: U suspenduan në bazë të rekomandimit nga mjekët e strukturave paralele

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar suspendimin e dy policëve në veri. 

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kjo qeveri nuk ka ndjenja ndaj uniformës së shtetit. 

“Suspendimi i dy policëve në veri, kinse për “përdorim force”, është bazuar nga rekomandimi i mjekëve të strukturave paralele. Ky trajtim i uniformës së shtetit dëshmon më së miri se sa pak ndjenja ka kjo qeveri ndaj atyre që na bëjnë krenarë çdo ditë”, ka thënë Daut Haradinaj.