75 Mall Live Search
23:48 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / L K

Abdixhiku premtoi koeficientin 150 euro, Rexhaj i VV-së e quan “futurist”

Në “Debat Plus”, rritja e pagave në sektorin publik u bë temë e diskutimit mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe panelistëve.  

Moderatori dhe autori i emisionit Ermal Panduri përmendi se opozita ka premtuar koeficientin 150 euro për rritjen e pagave, një premtim që është përmendur disa herë nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, reagoi ndaj këtij premtimi duke e cilësuar Abdixhikun si “futurist”. 

“Futurist është ai”, ka thënë shkurt Rexhaj.