75 Mall Live Search
22:56 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Lille lëshon fitoren nga duart në fund ndaj Lyonit

Ka përfunduar pa fitues derbi francez mes Lille dhe Lyon.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Pierre-Mauroy”, ishte i barabart 1-1, shkruan IndeksOnline.

Lille ishte në epërsi që nga minuta e 17-të, me golin e Jonathan David.

Por fitorja iu rrëshqiti nga duart, pasi Malick Fofana barazoi rezultatin në minutën e 90+1.

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ishte titullar për Lille dhe luajti për 81 minuta.

Pas ndeshjes së sotme, Lille ka shkuar në kuotën e 18 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Lyon është në vendin e pestë me 15 pikë./IndeksOnline/