Dalot për Ruben Amorim: Ai është një trajner fantastik, është përfekt

Ruben Amorim është yzrtarizuar sot si trajner i ri i Manchester United, si zëvendësues i Erik Ten Hag.
Ai është pritur firë nga futbollistët e Manchetser United, derisa ka folur edhe portugezi, Diego Dalot, shkruan IndeksOnline.
Ai pati lavdatat për bashkëvendasin e tij, duke thënë se qshtë një trajner fantastik.
“Ai është padyshim një trajner fantastik, mentalitet i ri, por në të njëjtën kohë ai e di se çfarë dëshiron, është shumë kërkues, kjo është ajo që mund të pres dhe mendoj se kjo është perfekte për një klub si ky”, tha mbrojtësi portugez për Sky Sports.
“Ai është një person që mund ta shihni se ka standarde vërtet të larta dhe ai qëndron pranë tyre, kështu që shpresoj se mund të jetë një ndeshje vërtet e mirë dhe se ne mund të fitojmë së bashku. Kjo është ajo që dëshiroj më së shumti.”, ka thënë Dalot./IndeksOnline/