75 Mall Live Search
15:40 / E Shtunë, 02 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Kokëdhimbje për Sylvinhon, Rey Manaj lëndohet përsëri

Lëndimet nuk po e lënë të qetë Rey Manaj.

Sulmuesi i Shqipërisë, ka pësuar një lëndim të ri, e këtë e ka konfirmuar skuadra turke Sivasspor, shkruan IndeksOnline.

Manaj u lëndua gjatë ndeshjes së me Adana Demirspor, dhe nuk dihet ende kur do të jetë i gatshëm të luaj.

”Gjatë kontrolleve të kryera te lojtari ynë Rey Manaj, i cili u dëmtua në pjesën e fundit të ndeshjes jashtë fushe ndaj Adana Demirspor në ndeshjen e javës së 10-të të Superligës së Trendyol, i është konstatuar një çarje në muskul.”, thuhet në njoftimin e Sivassporit.

Ky lëndim i ka sjellë kokdhimbje trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme të Ligës së Kombeve, atë ndaj Çekisë me 16 nëntor dhe kundër Ukrainës tre ditë më vonë./IndeksOnline/