8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje e si Qeveri e Kosovës, për ta sjellë drejtësinë e munguar

Sot, në 8-vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, nënkryetaren e kuvendit, Saranda Bogujevci, me anëtarë të kryesisë së Lëvizjes…, ministra, deputetë, aktivistë, fillimisht vizituan familjen Dehari e më pas bashkë me ta dhe shoqëri të gjerë bënë homazhe duke vendosur lule të freskëta te varri i Astrit Deharit.
Kryeministri, Albin Kurti, në prononcimin e tij për media tha se vrasja e Astrit Deharit vazhdon të jetë e rëndë për shkak të drejtësisë që mungon.
‘’Në këta 8 vjet kishim katër prokurorë që dolën në pension pa e kryer punën dhe tash e kemi prokurorin e pestë ndaj të cilit po ashtu shprehim interesimin, gatishmërinë dhe vullnetin ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi si lëvizje e si Qeveri e Kosovës, për ta sjellë drejtësinë e munguar’’, ka thënë Kurti.
Ndërsa babai i Astrit Deharit theksoi se nëse gjyqësia dështon në këtë rast e në raste të ngjashme atëherë tregon se Kosova nuk e meriton një gjyqësi të tillë./Indeskonline/