75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / L A

Pas incidentit në dhomat e zhveshjes, NBA-ja suspendon Embiidin

Gjatë javës së kaluar ka ndodhur një incident pas ndeshjes Philadelphia 76ers-Memphis Grizzlies.

NBA-ja, ka vendosur që të suspendojë yllin e Philadelphias, Joel Embiid, pas një incidenti që kishte lojtari me një gazetar pas ndeshjes.

E gjithë kjo u bë pasi që gazetari Marcus Hayes, kishte bërë një koment për vëllanë e vdekur të basketbollistit si edhe për djalin e tij, gjë që zemëroi Embiidin dhe u konfrontua me të po në atë ndeshje.

Embiid, po ashtu ishte i lënduar dhe rikthimi i tij pritet të jetë në ndeshjen e NBA Cup kundër New York Knicks./IndeksOnline/