75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / L A

Flet Butragueño: “Disa muaj më parë ne fituam titullin dhe Ligën e Kampionëve”

Butragueño: “Ne u besojmë lojtarëve tanë”

Real Madridi nuk po kalon një periudhë të mirë kohët e fundit.

Pas turpërimit nga Barcelona në El Clasico, kampionët në fuqi të Evropës u mposhtën përsëri në shtëpi nga Milani me rezultat 1-3.

Flitej se Real Madridi, do të bënte blerje në merkaton e janarit, duke menduar të forcojë repartin, mirëpo një përgjigje interesante erdhi nga legjenda e klubit, Emilio Butragueño.

Nënshkrimet në merkato të janarit? Ne u besojmë lojtarëve tanë”. “Disa muaj më parë ne fituam titullin dhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh Butragueño./IndeksOnline/