Al-Hilali mendon të ndërpresë kontratën me Neymarin

Duket se do të përfundojë aventura e Neymarit në Arabinë Saudite.
Siç raportuan mediat arabe, Al-Hilal nuk ka regjistruar brazilianin për pjesën e dytë të sezonit në Saudi Pro League, pas lëndimit të tij të dytë që pësoi në ndeshjen ndaj Esteghlal dhe thuhet se do të ndërpresë kontratën në janar.
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Al-Hilal are considering the possibility of TERMINATING Neymar’s contract in January.
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 6, 2024
🗞️ @UOLEsporte pic.twitter.com/t50xQiAAAj
Braziliani, kishte munguar fillimisht një vit pasi që ishte lënduar edhe në shtator të vitit të kaluar.
Neymar, ka bërë vetëm 7 paraqitje prej se iu bashkua në vitin 2023 nga PSG-ja, për shumën e 90 milionë eurove./IndeksOnline/