75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / L K

Hajnat përdorin një metodë klasike për vjedhje në Gjakovë, fillimisht vodhën targat, më pas mobi-shopin

Një vjedhje profesionale ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Rreth orës 2 të natës, është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin mobil-shop, pronë e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur disa telefona.

Dyshohet se të dyshuarit i kanë vjedhur edhe dy targa të automjeteve të ndryshme dhe i kanë vendosur automjetit me të cilin atat kanë kryer vjedhjen.

Rasti është në procedurë hetimore./Indeksonline/