Vetaksident trafiku te “Rrethi i Ismetit”, vetura përfundon në pompë derivatesh (Pamje)

Një veturë është vetaksidentuar para pak çastesh në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, duke përfunduar në një pompë të derivateve të naftës.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa nuk dihet për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në këtë rast, transmeton IndeksOnline.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.
Aksidenti ka ndodhur afër një pompe të vendi i quajtur “Rrethi i Ismetit”./IndeksOnline/

