KQZ-ja shqyrton sot kërkesën për regjistrimin e një partie politike dhe listën për qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, me fillim nga ora 13:30, kurse në rend dite janë disa pika, raporton Ekonomia Online.
Ndër pikat të cilat do të diskutohen është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike BASHKIMI DEMOKRATIK.
Po ashtu do të shqyrtohet dhe miratohet edhe lista e qendrave të votimit dhe specifikat teknike për shtypjen e distinktivëve për procesin e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe zgjedhjet lokale.
Më poshtë gjeni rendin e ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Procesverbali i mbledhjes së KQZ Nr.58 dhe 59/2024
3 Aktivitetet e sekretariatit të KQZ
4.Aktivitetet e zyrës
4.1 Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politik BASHKIMI DEMOKRATIK
5. Raport i këshillave të KQZ-së
5.1. Këshilli për operacione zgjedhore
5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i listës së qendrave të votimit
5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për shtypjen e distinktivëve për procesin e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe zgjedhjet lokale 2025
5.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektit- fushatë ndërgjegjësuese për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore
5.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të aktiviteteve për edukim dhe informim dhe materialeve të tjera
5.1.5. Formimin i Këshillit për informim publik
5.2. Këshilli për personel
2/2
5.2.1. Njoftim lidhur me procesin realizimit te rekrutimit për pozitat e përhershme dhe të përkohshme
5.2.2. Shqyrtimi dhe aprovimi i listës se kandidatëve potencialë për pozitën: Udhëheqësi i Njësisë për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike në ZRCKFSP
5.2.3. Rekomandim për themelimin e grupit punues për sistemim dhe digjitalizim të arkivës së KQZ-së
5.2.4. Shfuqizimi i Udhëzimit administrativ 02/2015 për arkivin dhe lëndët
Arkivore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
5.3. Këshilli për çështje ligjore
5.3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtari të Kuvendit komunal në Pejë
5.4. Këshilli për marrëdhënie me jashtë
5.4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në konferencën “Informimi dhe angazhimi i votuesve – një perspektivë rajonale mbi sfidat dhe mundësitë për të rritur pjesëmarrjen në votime”, në Varshavë, Poloni
5.4.2. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në takimin e Rrjetit Zgjedhor të Rezistencës Kibernetike dhe Informacionit (CIREN), në Pragë, Çeki
5.6. Këshilli për buxhet dhe financa
5.6.1. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për veturat e KQZ-së, për periudhën janar – shtator 2024
5.6.2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për blerjen e inventarit për KQZ-në
6. Të ndryshme