75 Mall Live Search
10:51 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / S Z

Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen e masave të BE-së si dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.

Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, Osmani thotë se diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si edhe heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si edhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE. Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.