Brajan Gruda ftohet sërish nga Gjermania U21

Kombëtarja e Gjermanisë në grupmoshat e reja U21 ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit nëntor.
Në këtë listë është edhe emri i futbollistit shqiptar, Brajan Gruda, shkruan Indeksonline
Lojtari i Brightonit, Gruda u ftua për dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Danimarkës, më 15 nëntor dhe ndaj Francës, më 19 nëntor.
Kujtojmë se ishte diskutuar shumë që Gruda mund të luajë për Shqipërinë, por kjo duket se nuk do të ndodhë kurrë./Indeksonline/
