75 Mall Live Search
15:54 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / A. M.

Haradinaj kërkon ndihmën e shqiptarëve të Amerikës për synimin “Kosova direkt në NATO”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pritur sot në selinë e partisë, kreun e Federatës pan-shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha.

Haradnaj ka falënderuar atë për kontributin dhe ka kërkuar që Berisha të angazhohet edhe më tej për të ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim.

“Kërkova nga z. Berisha që këtë përkushtim ta shtojë edhe më tej, duke ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim”, ka shkruar Haradinaj

Sot, në selinë e AAK-së, pata kënaqësinë të pres z. Elmi Berisha, presidentin e Federatës pan-shqiptare “Vatra”, të cilin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e madh që po ofron në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe kauzave kombëtare.

Z. Berisha, si udhëheqës i Federatës pan-shqiptare “Vatra”, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e agjendës së Kosovës, veçanërisht në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në Washington, si dhe në Kongres dhe Senat.

Kërkova nga z. Berisha që këtë përkushtim ta shtojë edhe më tej, duke ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim.