Vaki kosovare, dy lojtarët e Lirisë shtyhen cili të shënojë gol (VIDEO)

Një ngjarje e rallë ka ndodhur sot në futbollin kosovar.
Në ndeshjen e Ligës së Parë, mes Lirisë dhe Trepçës, dy futbollistë të skuadrës prizrenase, u shtyen me njëri tjetrin, se cili të shënonte gol, shkruan IndeksOnline.
Ishte duke u zhvilluar minuta e fundit, kur e gjithë skuadra e Trepçës ishin në zonën e Lirisë duke tentuar ta barazonin rezultatin, por një kundërselum i shpejtë, bëri që dy futbollistë të skuadrës prizrenase të nisnin një kundersulm.
Gjatë vrapimit dhe përplasjes, njëri prej tyre u rrëzua, derisa Erastus Kulula realizoi golin e dytë.
Liria shënoi fitore ndaj Trepçës me rezultat 2-0./IndeksOnline/