75 Mall Live Search
09:06 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Votat për Topin e Artë, gazetari zvicran nuk e fut Granit Xhakën në top 10

Granit Xhaka ishte një prej futbollistëve të nominuar për Topin e Artë, për vitin 2024.

Ylli kosovar i cili sezonin e kaluar fitoi titullin e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë me Bayer Leverkusenin, u rendit i 16-ti në listën finale të Topit të Artë, shkruan IndeksOnline.

Ajo çfarë ishte intersante, janë votat e gazetarit zviceran, ku pas publikimit shihet se ai nuk kishte vend për Granit Xhakën në listën e 10 futbollistëve më të mirë.

Votat e tij ishin këto:

1. Vinicius Junior

2. Rodri

3. Jude Bellingham

4. Dani Carvajal

5. Lautaro Martines

6. Phil Foden

7. Erling Haaland

8. Lamine Yamal

9. Kylian Mbappe

10. Harry Kane

/IndeksOnline/