75 Mall Live Search
13:48 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / L A

Mbyllen pjesët e para me barazim në ndeshjet Gjilani-Suhareka dhe Dukagjini-Feronikeli 74

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të javës së 13-të në Albi Mall Superliga.

Gjilani mbylli pjesën e parë me barazim 1-1 kundër Suharekës, me golat e shënuar nga Stjepovic për mysafirët në minutën e 31-të, ndërsa për Gjilanin, barazoi Jarovic në minutën e 36-të.

Ndërsa pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Feronikelit 74, u mbyll me rezultatin 0-0./IndeksOnline/