30 minuta lojë, dy lëndime te Reali

Sot është një ditë jo e mirë për skuadrën e Real Madridit.
Në ndeshjen ndaj Osasunës, brenda 30 minutave, skuadra madrilene është përballur me dy lëndime të futbollistëve, shkruan IndeksOnline.
Fillimisht Rodrygo e pastaj edhe Eder Militao pësuan lëndime.
Lëndimet e tyre duken serioze, pasi trajneri Carlo Ancelotti u detyrua të largojë menjëherë nga fusha.
Rodrygo dhe Militao dolen nga fusha me lot në sy./IndeksOnline/