Krizë te Reali, edhe Vazquez lëndohet

Lajmet e këqija vetëm se po shtohen për Real Madridin.
Në ndeshjen e sotme kundër Osasunës, u lënduan dy brazilianët, Rodrygo dhe Eder Militao, ndërsa tani edhe Lucas Vazquez ka pësuar një lëndim ku u zëvëndësua nga Luka Modric.
Ende nuk dihet sa do të mungojnë këto yje, shkruan IndeksOnline.
Real Madridi, po udhëheq ndaj Osasunës në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2-0 me golat e shënuar nga Vinicius dhe Jude Bellingham./IndeksOnline/