75 Mall Live Search
17:26 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / G T

Bayerni fiton me një eurogol të Musialas, tjetër barazim nga Leverkuseni i Xhakës

Skuadra e Bayern Munchen vazhdon me fitore në Bundesliga, pasi në javën e 10-të mposhti minimalisht 1:0 St. Paulin.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jamal Musiala në minutën e 22’të, shkruan Indeksonline

Musiala shënoi një eurogol të vërtetë nga distanca për t’ia siguruar tri pikë “Bavarezëve” dhe për të vazhduar kryesimin në tabelë me 26 pikë.

Në anën tjetër, Bayer Leverkusen ka barazuar 1:1 ndaj Bochumit, duke shkuar në kuotën e 17 pikëve në pozitën e 4-të./Indeksonline/