75 Mall Live Search
11:01 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Debutoi në Serie A, portieri shqiptar ia kushtoi ish-shokut i cili vdiq nga sulmi në zemër

Portieri shqiptar, Alen Sherri të shtunën ka bërë debutimin në Serie A.

Ai ishte gardian i skuadrës së Cagliarit, në ndeshjen ndaj Milanit, e cila përfundoi me barazim 3-3, shkruan IndeksOnline.

Sherri debutimin e tij ia kushtoi ish-shokut të tij te Egnatia, Rafael Duamena, i cili vdiq pas një sulmi në zemër gjatë lojës.

Ai ra pa ndjenja në fushë derisa ndërroi jetë derisa po shkonte drejt spitalit, me 11 nëntor të vitit të kaluar.

Alen Sherri kishte një fanell në ndeshjen Cagliari – Milan, ku në të ishte Rafael Duamena, e në të shkruante: ”Prehu në paqe kapiten”./IndeksOnline/