75 Mall Live Search
20:52 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / G T

Lamine Yamal i lënduar, Hansi Flick: Nuk e dimë se kur kthehet!

Skuadra e Barcelonës sonte luan ndaj Real Sociedad, ndeshje kjo e vlefshme për La Liga.

Por në formacionin e klubit katalunas mungon emri i Lamine Yamalit, shkruan Indeksonline

Lamine Yamal është lënduar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Red Star.

Nuk dihet shkalla e lëndimit dhe as kur kthehet sulmuesi i Spanjës. Këtë e thotë edhe trajneri gjerman, Hansi Flick pak minuta para ndeshjes.

“Rikthimi i Lamine Yamalit? Nuk e di se sa kohë do të jetë jashtë. Por ne jemi të fokusuar për ndeshjen e sotshme ndaj Sociedadit”, u shpreh Hansi Flick