75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / Z S

Arrestohet një 51-vjeçar në Han të Elezit, ishte shpallur në kërkim nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte urdhër për arrestim nga Gjykata Themelore ee Ferizajt.

Ai është arrestuar sot në ora 04:00 të mëngjesit në pikën kufitare Hani Elezit.

‘’Më 11.11.2024 rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani Elezit është ndaluar personi L.M (M/K), i moshës 51-vjeçar,  i cili ishte në kërkim nga stacioni i policisë në Ferizaj me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ai akuzohet për veprën penale “’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 ditësh.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Indeksonline/