75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / Z S

Muja: Buxheti i vitit 2025 ka qëllim zhvillimin ekonomik e të barabartë, sigurinë dhe sundimin e ligjit

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me buxhetin për vitin 2025.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në emër të Grupit parlamentar të VV-së ka folur lidhur me buxhetin e vitit 2025.

Në fjalën e tij ai ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm do të fokusohet në katër pika kryesore.

Sipas Mujës ato janë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, qeverisja e mirë, zhvillimi i barabartë njerëzor dhe përmisimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit.

Muja ka deklaruar se buxheti parasheh rritje në disa sektore të rëndësishme të shtetit.

Ai thotë se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes kalon shifrën e 200 milionë eurove teksa potencon se është paraparë rritje 100 milionë euro në pagat e sektorit publik që sipas tij rrit ndjeshëm të ardhurat mujore të 80 mijë shërbyesve civil të Kosovës.

“Buxheti parasheh rritje 100 milionë euro për paga që përfshin rritje të ndjeshme të pagave për 80 mijë shërbyes të sektorit publik. Shtesat për lehona që është mbështetja e parë e tillë sociale e kap vlerën në 145 milionë euro. Për herë të parë buxheti i Ministrisë së Drejtësisë kalon shifrën e 120 milionë eurove, ajo që është e rëndësishme është se buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes kalon shifrën e 200 milionë eurove teksa për Ministrinë e Brendshme kalon shifrën e 230 milionë eurove”.

Theksojmë se buxheti i prezantuar nga kryeministri Kurti për vitin 2025 do jetë 3.6 miliardë euro./Indeksonline/