75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / L A

Lampard afër të bëhet trajner në Ligën e Dytë angleze, e konfirmon pronari i kësaj skuadre

Frank Lampard është shumë afër të rikthehet si trajner pas largimit nga Evertoni në janar të këtij viti.

Lampard, pritet të bëhet trajner i Coventry Cityt, pas shkarkimit të trajnerit Mark Robins javën e kaluar.

Këtë gjë e konfirmoi edhe pronari i Coventrys Doug King për “TalkSport”, i cili tha se është një nga pretendentët kryesorëç të marrë drejtimin e skuadrës.

Për Lampardin, do të jetë skuadra e katërt që do të drejtojë pasi që më parë drejtoi Derby Countyn, Chelsean dhe së fundmi Evertonin./IndeksOnline/