Ekskluzive: Personi që theri katër persona në Ferizaj ishte i dënuar për vrasjen e gruas, u lirua para 3 javësh!

Fadil Islami është i dyshuari kryesor për therjen e katër personave dje në Ferizaj.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Islami ishte liruar nga burgu më 18 tetor pasi ishte i dënuar me 15 vjet burgim për vrasjen e gruas.
Shefi i Sektorit Rajonal të Hetimeve, majori Muhamet Jahiri ka konfirmuar për Indeksonlinen se dy persona janë prangosur nga forcat e rendit.
“Është në fazën e hetimit. Policia ka marrë gjitha veprimet. Ka arrestuar personin e dyshimtë. Në terren janë të gjithë hetuesit.
Janë 2 persona të arrestuar, por për momentin njëri lirohet e tjetri në paraburgim. Jemi duke punuar në terren për të hequr çdo keqkomunikim që është hedhur në media. Puna policore ka shkuar perfekt në grumbullim të informacioneve”, është shprehur ai./Indeksonline/