75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / G T

“Nuk ka rëndësi kush shënon”, Indrit Tuci para ndeshjes me Çekinë: Duhet të kujdesemi për sulmuesin e gjatë!

Kombëtarja e Shqipërisë prej disa ditësh vazhdon përgatitjet për sfidën me Republikën e Çekisë, përballje kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në “Air Albania”.

Për të folur për këtë takim në konferencën e sotme për shtyp ishte i pranishëm Indrit Tuci, shkruan Indeksonline

“Duhet ta mbulojmë mirë sulmuesin e tyre të gjatë. Si ndaj Gjeorgjisë duhet të bëjnë mirë.

Gjendja pas dëmtimit. Jeni gati për 90 minuta? Jam gati, pasi i kam bërë të gjitha testet dhe analizat. Jam gati për ndeshjen edhe nëse kam ndonjë shqetësim të vogël, por kjo s’ka rëndësi.

Çfarë prisni të ndryshoni ndaj Çekisë? Kemi shënuar 4 gola në kto ndeshje, Ka edhe ekipe të tjera që kanë shënuar njësoj si ne. Ne kemi pikë kjo është e rëndësishme. Ne sigurisht që dëshirojmë të shnëojmë gol  dhe kur të gjithë mundohemi të bëjmë punën tonë do të dalim mirë.

Kam ardh në Kombëtare dhe duhet të japim më të mirën. Në klub mund të mërzitem dhe kur vjen këtu je për kombin dhe emblemën e kombit. Duhet të japësh gjithmonë maksimumin.

Sparta e Pragës, keni patur komunimim me shokët? Unë luaj vetëm me Vitik te Sparta e Pragës. Ai u dëmtua dhe ky është një avantazh për ne se do të mungojë. I uroj shërim të shpejtë dhe më vjen mirë për ne që nuk luan.

Hera e parë në “Air Albania” ke menduar për golin? Sigurisht çdo ditë. Unë jam më të mirën dhe ky më kujtohet çdo natë para se të fle.

Asisti për golin e fitores ndaj Gjeorgjisë, si ndiheni nëse do të shënoni në “Air Albania”? Shpresoj shumë që të shënoj edhe golin. Nuk ka rëndësi nëse shënoj unë apo dikush tjetër, edhe Ramadani po të shënonte do të isha dyfish i lumtur.