75 Mall Live Search
22:11 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / Z S

Kurti e Vitia vizitë në QKUK, shohin nga afër punimet në dy klinika

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të vizitojnë nesër Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë rast ata do të shikojnë nga afër punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe Klinikën e Nefrologjisë.

Vizita e Kurtit dhe Vitisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nis nga ora 08:30 e mëngjesit./Indeksonline/