Pamje nga punimet në stadiumin e Vllaznimit të Gjakovës

“Qyteti i Gjakovës dhe klubi KF Vëllaznimi së shpejti do ta kenë stadiumin modern të nivelit ndërkombëtar, i cili po vazhdon punimet me intensitet të lartë”.
Kështu ka thënë zëvëndësministrja e sportit, Daulina Osmani.
“Ky stadium me investim prej 9 milionë eurosh, është duke u ndërtuar në kuadër të planit 5-vjeçar të infrastrukturës sportive të futbollit dhe do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare 2030”, shkruan Osmani në njoftim./Indeksonline/