75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / G T

Rayan Cherki mes “tri zjarreve”, Italia, Franca dhe Algjeria duan shërbimet e tij

Futbollisti i Lyonit, Rayan Cherki ende nuk ka vendosur se cilin shtet ta përfaqësojë në të ardhmen.

Edhe pse ka qenë pjesë e Francës qysh nga grupmoshat e reja, Cherki duket se nuk është i kënaqur me “gjelat” pasi nuk po ftohet tek ekipi i parë, shkruan Indeksonline

Andaj momentalisht janë në garë edhe dy shtete për t’i marrë shërbimet e 21-vjeçarit.

Bëhet fjalë për Algjerinë dhe Kombëtaren e Italisë.

Çfarë e lidh Cherkin me këto dy shtetet e lartëpërmendura? Sulmuesi anësor nënën e tij e ka me prejardhje nga Algjeria, kurse babain italian (Fabrice).

Cherki ishte pjesë e Francës në lojërat olimpike “Parisi 2024”, ku zhvilloi tetë ndeshje dhe shënoi dy gola./Indeksonline/