De Biasi i pranishëm në “Air Albania”, së bashku me të pensionuarit

Trajneri legjendar italian, Gianni De Biasi është i pranishëm në tribuna për ta parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë.
De Biasi është fotografuar me ish-djemtë e tij, Odise Roshi, Bekim Balaj dhe Ermir Lenjani – me të cilët u kualifikuan në Euro 2016, shkruan Indeksonline
Kujtojmë që sonte në stadiumin “Air Albania”, lojtarët si: Odise Roshi, Bekim Balaj, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula do të pensionohen nga Kombëtarja “Kuqezi”.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë zhvillohet nga ora 20:45./Indeksonline/
