Lucescu: Gënjeshtrat e tyre ishin të turpshme, pret nga UEFA që Rumania ta fitoj ndeshjen me rezultat 3-0

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur përsëri për ndeshjen me Kosovën.
79-vjeçarigjatë konferencës së sotme para ndeshjes me Qipron, deklaori se ajo çfarë ndodhi në ”Arena Nationala” në Bukuresht, dhe ato çfarë thanë nga kampi i Kosovës ishte gënjeshta, shkruan IndeksOnline.
Ai pret që UEFA të vendos në favor të Rumanisë, dhe ta fitojnë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0.
“Së pari, lojtarët kuptuan që bënë një ndeshje të dobët, mendoj se kjo ndodhi për shkak të presionit për të marrë një rezultat të mirë dhe për të fituar grupin. Bëmë gabime të mëdha, fëmijërore, duke u dhënë atyre mundësinë të afrohen te porta. Jam dakord të humbasim topa, por për shkak të kundërshtarit, jo nga gabimet tona. Lojtarët ndien presionin e një stadiumi të mbushur, ndryshe nuk e shpjegoj dot. E dinim paraprakisht që ata do të largoheshin nga fusha, e kishin deklaruar edhe në konferencë. Publiku ynë u soll jashtëzakonisht mirë. Nuk mund të krahasohet me atë që ndodhi në Prishtinë. Aty na hodhën objekte, na fishkëllenin himnin. Prisja që himni i tyre të mos fishkëllehej, u dha arsye të largoheshin. Ishte mungesë e rëndë fair-play”, tha Lucescu në konferencën për shtyp.
“Në fushë duhet të tregohet respekt dhe edukatë. Pastaj, ata thanë gënjeshtra. Nuk u ofenduan, nuk u qëlluan. Kur e provokuan Alibec-un, ai nuk duhej t’i përgjigjej provokimit, u kisha thënë më parë. Kishte një frikë se mund të ndodhte diçka. Nëse nuk fitojmë me 3-0, atëherë nuk ekziston më rregullorja. Gjithsesi, ajo u shkel, pasi u vonua shumë. Vendimi duhej marrë menjëherë, por nuk patën guxim ta bënin. Ne ishim të gatshëm të prisnim deri në mëngjes. Gjithsesi, u kthyem në orën 4 të mëngjesit. Një ekip që del nga fusha duhet të humbasë 0-3. Vendimi duhet të merret nga instancat përkatëse”, u shpreh Lucescu./IndeksOnline/