Erling Haalandi i fortë edhe me Norvegjinë, ia shënon dy gola Kazakistanit

Kombëtarja e Norvegjisë është duke fituar 3:0 ndaj Kazakistanit në ndeshjen e fundit të kompeticionit UEFA Nations League.
Dy gola i shënoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, shkruan Indeksonline
Haaland shënoi fillimisht në minutën e 23’të dhe më pas në minutën e 37’të. Dy asista, sulmuesi norvegjez i mori nga lojtari i njëjtë, Nusa.
Golin për 3:0 gjatë pjesës së parë e shënoi sulmuesi tjetër i rrezikshëm, Sorloth.
Kujtojmë që Haaland shënoi dhe bëri një asist edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Sllovenisë./Indeksonline/
🚨🚨| GOAL: ERLING HAALAND WITH A BRACE!!
— CentreGoals. (@centregoals) November 17, 2024
Norway 2-0 Kazakhstan pic.twitter.com/8PPzNcih3Z