75 Mall Live Search
13:27 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / A. M.

Buffon flet për Messin dhe Ronaldon: Të mëdhenjtë e vërtetë nuk tërhiqen kurrë

Gianluigi Buffon ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”, duke zbuluar disa episode të një karriere plot momente të mira dhe konsideratat e tij për Ronaldon dhe Messin.

“Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të bukur, me besime dhe opinione të mira për njëri-tjetrin.

Dallova tek ai një forcë të madhe dhe gjithashtu një brishtësi, të lidhur me mungesën e babait të tij, me rrugën e vështirë që duhej të kalonte”, kujtoi ish-portieri, për sulmuesin portugez.

Për “yllin” argjentinas, ai kujtoi: “Finalja e Champions League 2015.

Ndiej një dorë në shpinë. “Gigi, do të ndërrojmë fanellat tani?”. Të mëdhenjtë e vërtetë nuk tërhiqen kurrë”.