75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / S Z

Presidenca konfirmon rikthimin në kuvend të dy ligjeve

Presidentja Vjosa Osmani  ka kthyer për rishqyrtim në Kuvendin e  Kosovës Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Në njoftimin e presidencës thuhet se bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, presidentja Vjosa Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës:

Në njoftim po ashtu thuhet se Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.