Zyrtare: E ka një mision të vështirë, legjenda e Arsenalit bëhet trajner i Genoa-s

Skuadra nga Serie A, Genoa është bërë me trajner të ri, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.
Patrick Vieira është emëruar në stolin e skuadrës italiane dhe ka një mision të vështirë, për të shpëtuar nga rënja, shkruan Indeksonline
Vieira më parë ka qenë trajner në skuadrat, si: Strasbourgu, Crystal Palace, Nice dhe Neë York City.
Genoa është në pozitën e 17-të me vetëm dhjetë pikë në Serie A, vetëm dy pikë larg pozitës së fundit që mbahet nga Venezia (8).
Kujtojmë që Vieira në sulmin e klubit italian e ka edhe sulmuesin e njohur, Mario Balotelli – i cili nënshkroi kontratë para disa ditësh./Indeksonline/
🔴🔵🇫🇷 Official: Patrick Vieira, new Genoa manager on contract valid until 2026. pic.twitter.com/PL4SJZ7BtV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 20, 2024