75 Mall Live Search
13:53 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / G T

Interesimi është serioz, Endrick mund të huazohet në Premier League

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Endrick mund të përfundojë në Premier League gjatë afatit të janarit.

Siç raportohet në mediat e huaja, sulmuesi i Real Madridit nuk është i kënaqur aspak me minutazhin te skuadra spanjolle dhe ka kërkuar të largohet gjatë miniafatit të dimrit, shkruan Indeksonline

Endrick është shumë pranë marrëveshjes me ekipin e Southamptonit, por sigurisht që ka oferta edhe nga skuadra të tjera të njohura europiane.

Megjithatë, Southampton që bën gara në Premier League i ka premtuar minuta sulmuesit brazilian./Indeksonline/