Trajneri i Kosovës U-19, Adil Maliqi tregon të ardhmen e tij

Përfaqësuesja e Kosovës U19, gjatë muajit nëntor ka zhvilluar tre ndeshje, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
”Dardanët” e rinjë, të udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi, kanë regjistruar dy fitore e një humbje, duke mposhtur edhe Kampionin Evropian, Spanjën U19, shkruan IndeksOnline.
Maliqi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen gjatë këtyre tre ndeshjeve, derisa për të ardhmen te Kosova U19, ka thënë se kjo varet nga FFK-ja.
Postimi i plotë:
Të dashur tifozë dhe dashamirës të futbollit,
dua të falënderoj për mijëra mesazhe që kam marrë. Mbështetja juaj është thjesht fantastike! Tetë ditët e fundit kanë qenë më të bukurat e jetës sime të futbollit. Me 20 futbollistë, të cilët të gjithë kanë cilësi të mëdha dhe janë gjithashtu njerëz të shkëlqyer.
Më vjen keq për humbjen kundër Austrisë. Ajo ishte vërtet shumë e rëndë dhe rezultati nuk ishte i drejtë për këta djem. Me vetëm dy stërvitje është e vështirë të formohet një ekip. Djemtë ishin të gjithë shumë të zhgënjyer dhe të përulur pas ndeshjes.
Ndeshja kundër Spanjës ishte si një ringjallje. Duke qenë 0-2 pas 15 minutash, kthimi i ndeshjes në favorin tonë tregon shpirtin e pabesueshëm të skuadrës dhe cilësinë që ka kjo skuadër. Pak pas pushimit pesuam 3-3 dhe luajtëm sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në 15 minutat e fundit të gjithë donim ta fitonim ndeshjen. Ne ishim qartë skuadra më e mirë. Fitorja 4-3 në minutën e 93-të ishte thjesht shpërblimi për punën e palodhur të dy viteve të fundit.
Ndeshja kundër Ishujve Faroe ishte shumë e vështirë, por djemtë luajtën shumë mirë. Jam jashtëzakonisht krenar për ta.
Dua të falënderoj nga zemra stafin, trajnerin Besim Ademi, Labinot Qosa dhe Arsim Tershani.
Dardania Fitore
Video posht nga Fitore Historike kunder Shkoles ma të Fort Botes
Se çfarë do të ndodhë me mua në të ardhmen nuk mund t’ju them. Nëse do të vazhdoj, kjo varet vetëm nga FFK-ja./IndeksOnline/

