75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / G T

Lajm i keq për tifozët e Chelseat, sërish lëndohet Reece James!

Tifozët e Chelseat kanë marrë një lajm aspak të mirë nga trajneri, Enzo Maresca para ndeshjes ndaj Leicester Cityt në vikend.

Mbrojtësi anglez, Reece James ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve dhe do të mungoj në ndeshjen ndaj “The Fox”, shkruan Indeksonline

“Për fat të keq, Reece ndjeu një dhimbje të vogël dhe ne s’duam ta rrezikojmë”, ka thënë Maresca

Kujtojmë që mbrojtësi anglez ka pak ditë që ishte rikthyer nga lëndimi./Indeksonline/