75 Mall Live Search
09:44 / E Diele, 24 Nëntor 2024 / L A

Amorim: Kjo është një kohë tjetër dhe unë nuk mund të jem si Sir Alex Ferguson

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim do të ketë sot testin e tij të parë si trajner i Manchester Unitedit.

Ndeshja e tij e parë do të jetë ndaj Ipswich Town, ku do të provojë veten në një ligë kompetitive siç është Premier League.

Amorim, ka folur edhe për krahasimet e tij me ish-trajnerin legjendar të “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson.

“Kjo është një kohë tjetër dhe unë nuk mund të jem si Sir Alex Ferguson”.

“Është një kohë tjetër dhe unë duhet të kem një qasje tjetër. Mund të jem kërkues edhe me një qasje tjetër, kështu që ky është fokusi im”, u shpreh Amorim./IndeksOnline/